Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e ndodhur në Greqi, pas të shtënave më armë, ku sipas mediave greke  u ekzekutuan gjashtë shqiptarë.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se mjeti që ka qëlluar ka targa shqiptare false.

Pesë viktima janë gjetur brenda në automjet dhe një tjetër jashtë tij, ndërsa u raportuar se makina kishte targa gjermane. Policia është në kërkim të një automjeti tip “Ford” e zezë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe EKAV-ja ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën.

Forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.