Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas, ku një punonjës i mirëmbajtjes u qëllua dhe u vra teksa kontrollonte tubat në një kompleks apartamentesh. Një banor e vuri re 53-vjeçarin dhe dyshoi se një hajdut po përpiqej të hynte në banesë.
Mediat e huaja shkruajnë se Cesar Montelongo po kontrollonte tubacionet në apartamentet Clayton Point në Alouette Drive në Grand Prairie në prag të Krishtlindjes.
Sipas policisë së Grand Prairie, Montelongo po qëndronte në një ballkon rreth orës 18:00 kur banori i atij apartamenti e vuri re, raportoi FOX 4.
Banori, duke besuar gabimisht se apartamenti i tij po vidhej, rrëmbeu një armë dhe qëlloi Montelongon nga dritarja. Kur mbërritën oficerët gjetën 53-vjeçarin të shtrirë në ballkon me një plagë me armë zjarri. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua i vdekur.
Detektivët thonë se ai po kontrollonte linjat e ujit të ngrirë pasi disa tuba në pronë ishin çarë më herët, shkruan New York Post.
Çështja mbetet nën hetim dhe policia e Grand Prairie do t’ia referojë çështjen jurisë së madhe të Qarkut Tarrant për ta shqyrtuar. Montelongo ka lënë pas gruan dhe pesë djemtë e tij.