Një anije ushtarake në Tajlandë është mbytur.

Sipas BBC raportohet se të paktën 31 persona rezultojnë të zhdukur.  Nga ana tjetër bëhet me dije se anija është përmbysur në Bang Saphan gjatë natës, teksa lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Marinës Tajlandeze.

“Ne jemi ende duke kërkuar për 31” nga ekuipazhi 106 i HTMS Sukhothai, tha Admirali Pogkrong Montradpalin.

Sloop HTMS Sukhothai hasi në një stuhi që përfshiu ujin në kuvertën e anijes dhe çaktivizoi sistemet e tij elektrike, duke përfshirë pompat e grumbullimit.

Marina mobilizoi tre fregata dhe dy helikopterë në përpjekje për të stabilizuar situatën në bordin e anijes, e cila megjithatë kishte marrë shumë ujë dhe për këtë arsye u fundos.