Pronari i ri i Twitter, miliarderi Elon Musk është shprehur se po përballet me një rrezik “mjaft real” që dikush ta vrasë atë.
Këto komente Musk i ka ndarë me ndjekësit e tij në Twitter Spaces.
“Për sa kohë që nuk po i shkaktoni vërtet dëm dikujt tjetër, atëherë duhet të lejoheni të thoni atë që dëshironi”, tha Elon Musk gjatë bisedës së tij të fundit në Twitter Spaces.
Musk të shtunën pretendoi se rreziku që t’i ndodhë diçka e keqe apo edhe të vritet. Në një bisedë me audio që zgjati prej rreth dy-orësh në Tëitter Spaces, Musk deklaroi se kohët e fundit, ai “definitivisht” nuk do të bënte asnjë xhiro me makinë në ajër të pastër.
“Sinqerisht, rreziku që të më ndodhë diçka e keqe, apo edhe fjalë për fjalë të qëllohem (vritem), është mjaft domethënës,” tha ai, duke shtuar, “Nuk është aq e vështirë të vrasësh dikë nëse do, kështu që shpresojmë se nuk do ta bëjnë dhe fati buzëqesh me situatën, me mua, dhe kjo nuk ndodh… Ka padyshim një rrezik të madh atje,” shtoi ai.
Më tej, gjatë diskutimit, CEO i Tesla dhe SpaceX foli për rëndësinë e fjalës së lirë dhe planin e tij të ardhshëm për Twitter. Ai tha se “në fund të ditës, ne thjesht duam të kemi një të ardhme ku nuk jemi të shtypur. (ku) fjala jonë e lirë nuk është e shtypur dhe ne mund të themi atë që duam të themi pa frikë nga hakmarrja”.