Dy shtetas pakistanezë kanë përfunduar në pranga në Greqi, pasi akuzohen se kishin organizuar një sulm terrorist.

Në prangat e Policisë greke përfundoi 27-vjeçari Hayder, i cili jetonte në Zakynthos, 29-vjeçari Husein, i cili ishte zhvendosur në Spartë, ndërsa urdhërat i merrte nga një bashkatdhetar, i cili jetonte në arrati, në Teheran.

“Protothema.gr” zbulon fotot e dy të arrestuarve që planifikonin të gjakosnin sinagogën hebreje në Psirri.

Të arrestuarit kishin krijuar një marrëdhënie përmes të burgosurve nga Pakistani, por kishin vënë edhe shqiptarë në kërkim të armëve që do i përdornin për sulmin.

Ata janë kapur në flagrancë, teksa po transportonin disa armë që kishin marrë, drejt banesë së tyre, ku u gjet dhe plani i sulmit.