Një ushtar ukrainas i plagosur është nënshtruar një operacioni për të hequr një granatë të pashpërthyer nga gjoksi i tij.

Kirurgët hoqën granatën pas një operacioni që zgjati për 4 orë, ndërsa 2 xhenierë u siguruan që operacioni të zhvillohej në mënyrë të sigurt. Në media është publikuar dhe një imazh që me sa duket tregonte një rreze X të municionit brenda trupit të ushtarit, teksa një imazh tregonte kirurgun duke mbajtur eksplozivin pas kryerjes së operacionit. Ushtari është dërguar për rehabilitim dhe shërim të mëtejshëm.

Anton Gerashchenko, këshilltari ministror i punëve të brendshme të Ukrainës tha se pacienti besohet të jetë rreth 28 vjeç dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme.