Një nënë 32-vjeçare ka përfunduar në pranga në Britaninë e Madhe, pasi goditi një 12-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur në Bristol, ku gruaja ishte duke lundruar në liqen me vajzën e saj, ndërsa disa fëmijë hodhën gurë në drejtim të tyre. Sipas Daily Mail, gruaja në këtë moment është shfaqur shumë e nevrikosur dhe ka shkuar për tu përballur me fëmijët, mes të cilëve ishte dhe 12-vjeçari.
Teksa po debatonin, gruaja e ka goditur të miturin me një nga lopatat e varkës në fytyrë, duke i shkaktuar një plagë të thellë në ballë.
Gruaja tashmë është arrestuar, ndërsa pritet të dalë para gjykatës, ndërkohë ka thënë se e bëri gjithçka për të mbrojtur vajzën e saj.