Bota ndodhet nën ethet e frikës së një lufte bërthamore, e nxitur kjo nga kërcënimet e herëpashershme të presidentit rus Vladimir Putin.

Duket se dhe SHBA-të po bëjnë gjithçka për ta parandaluar diçka të tillë, teksa së fundmi raportohet se vetë drejtuesi i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës amerikane, William J. Burns ka zhvilluar një takim me homologun e tij rus.

Lajmi për takimin mes kreut të CIA-s dhe të shërbimit informativ rus e ka dhënë “New York Times”, e cila raporton se zyrtarët ukrainas ishin vënë në dijeni për këtë takim më herët, edhe pse ai ka qenë sekret për palët e tjera. Takimi thuhet se është zhvilluar në Turqi, ndërsa ka pasur qëllim vetëm qartësimi ne situatës aktuale dhe asnjë negocim për paqen.