Karteli më i rrezikshëm i drogës në Meksikë, ka publikuar një video tronditëse, ku i pret kokën një personi të marrë peng.

Videoja, e ngjashme me ato të publikuara më herët nga grupi terrorist ISIS, shfaq një të ri i cili qëndron i ulur në gjunjë, teksa pengmarrësit pas tij e detyrojnë t’i dërgojë një mesazh të gjithë armiqve të kartelit.  Banditë janë anëtarë të Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), të udhëhequr nga krimineli më i kërkuar i vendit në Nemesio ‘El Mencho’ Cervantes.

“Z. Mencho dhe Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco është shefi i sulmit këtu në shtetin e Michoacan dhe në të gjithë Meksikën,” thotë ai

Më pas, në një video të dytë, shfaqen imazhet e tmerrshme ku kriminelët i presin kokën të riut.