Një ministre e qeverisë franceze do të shfaqet në kopertinën e revistës Playboy.

Marlene Schiappa, e cila është ministre për ekonominë sociale dhe shoqatat në qeverinë e Emmanuel Macron, do të shfaqet e zhveshur plotësisht së bashku me një intervistë prej 12 faqesh në edicionin francez të revistës.

Vendimi i saj për t’u shfaqur në kopertinë është kritikuar nga kolegët politikanë të cilët aktualisht po përballen me një reagim të madh për reformat e pensioneve të Macron. Rritja e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç ka shkaktuar grevat dhe protestat më të dhunshme që Franca ka parë në vite.