Lëkundje tërmeti kanë tronditur mëngjesin e sotëm Greqinë, në kufirin me vendin tonë.

Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë të shkallës rihte, ndërsa sipas të dhënave, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 00:34.

Tërmeti me thellësi 9 kilometra e kishte epiqendrën në Pyli, fshat në njësinë rajonale Follorinë, Greqi, ndqrsa është ndjerë dhe në vendin tonë.

Nga raportimet, mësohet të ketë shkaktuar dëme të vogla materiale, por ka shkaktuar dhe panik tek njerëzit. Pritet që mediat greke të zbardhin më shumë detaje.