Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tunizi, teksa janë gjetur të vdekur 31 emigrantë.

Roja bregdetare tuniziane ka nxjerrë nga deti 31 trupat e pajetë të emigrantëve afrikanë, të cilët ishin mbytur pas përmbysjes së gomones me të cilën ta po udhëtonin.

Mediat e huaja raportojnë se emigrantët janë mbytur ndërsa po përpiqeshin të kalonin Mesdheun, teksa ishin nisur për në Itali.

Roja bregdetare tha se në mesin e trupave të gjetur në brigjet e Sfax, Kerkennah dhe Mahdia ishin trupat e dy grave dhe dy fëmijëve. Numri i anijeve me emigrantë nga Tunizia që drejtohen drejt brigjeve italiane është rritur ndjeshëm kohët e fundit.