Trupat e 63 civilëve që kishin shenja torture ja në gjetur në qytetin e çliruar së fundmi të Khersonit.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur kryerjen e mizorive në pushtimin e saj.  Por BBC ka folur me dy persona të cilët thanë se u mbajtën për më shumë se një muaj në ato që përshkruhen si “dhomat e torturës”.

Në një stacion policie në Kherson të çliruar së fundmi, secila qeli tregon historinë e saj. Disa kanë rroba të shpërndara kudo, njëri ka një shtrat të djegur, një tjetër ka kupa qensh dhe mbeturina të shpërndara gjithandej. Në njërën, një flamur rus shtrihet në qendër të dyshemesë.

Pasi rusët morën Kherson, hetuesit thonë se ata mblodhën njerëz me lidhje me ushtrinë ukrainase ose partizanë që kishin protestuar kundër pushtimit të tyre. Ata pretendojnë se kanë gjetur 11 burgje të paligjshme dhe katër dhoma torturash në Kherson pasi u çlirua. Më shumë se 700 persona janë raportuar si të zhdukur.