Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Egjipt, ku një nënë ka vrarë djalin e saj 5-vjeçar me qëllim që ta hante.

Eshtrat e trupit të fëmijës janë gjetur nga autoritetet në vende të ndryshme të shtëpisë, përfshirë edhe brenda një tenxhere në kuzhinë. Sipas hetuesve, krimi ishte paramenduar nga nëna e tij, një 30-vjeçare dhe ka ndodhur në shtëpinë e familjes në qytetin verior të Egjiptit, Faqus.

Gruaja ka pranuar para gjykatësve se ka vrarë djalin e saj me thikë kasapi, teksa arma me të cilën u copëtua djali u gjet nga autoritetet.