Turqia vazhdon të kalojë orë tmerri pas tërmetit të frikshëm në orët e para të mëngjesit, me magnitudë 7.8 ballë, i cili ka sjellë me mijëra humbje jete. 

Gjithashtu janë dhe shumë persona të cilët raportohen të zhdukur, kërkimet për të cilët vazhdojnë ende.

Njëri prej tyre është dhe ish-futbollisti i Evertonit, Njukasëll dhe Çelsit, Kristian Atsu, i cili tashmë është lojtar i Hatajasporit.

Siç raportojnë mediat turke, gjasat që ai të ketë mbijetuar janë vërtet të vogla, teksa gjithashtu të humbur janë shpallur dhe drejtori sportiv i Hatajasporit, Onur Ergyn dhe portieri i Jeni Malatjaspor, Ahmet Tyrkaslan.