Gratë që u arrestuan në Iran gjatë protestave tëdhunshme kanë bërë denoncimi nefortë, teksa deklaruan se janë filmuar lakuriq, teksa ishin në qeli.

Në një intervistë për BBC, gratë kanë treguar se po ashtu disa prej tyre u detyruan të hiqnin tamponin gjatë periodave dhe të bënin squat, një ushtrim fizik.

“Ata e bëjnë këtë për të na poshtëruar,” i tha BBC-së Mozhgan Keshavarz, e cili kaloi gati tre vjet pas hekurave, kryesisht në burgun famëkeq Evin dhe Qarchak në provincën e Teheranit. Ajo tha se kishte përjetuar tre kontrolle të zhveshura para kamerave të sigurisë gjatë burgosjes së saj, e cila përfundoi në janar 2022.

Herën e tretë, një roje burgu e fotografoi lakuriq. Kur Keshavarz protestoi, asaj iu tha se ishte e nevojshme për të kundërshtuar pretendimet e ardhshme për tortura.

“Kush do t’i shihte këto video dhe foto? A do t’i përdorte regjimi më vonë për të na mbyllur gojën?” pyeti ajo, duke iu referuar rrezikut për t’u shantazhuar edhe kur i kishte mbaruar dënimi.

Keshavarz u akuzua për “komplot kundër sigurisë kombëtare, mosrespektim të Islamit, propagandë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe promovim të korrupsionit dhe turpësisë” dhe u dënua me 12 vjet e shtatë muaj burg.