Greqia u trondit ditën e sotme, pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Tempi, ku dy trena u përplasën, duke i marrë jetën 40 personave.

Tragjedia ka ngjallur zemërim tek njerëzit, të cilët janë ngritur në revolta.  Atmosfera ka qenë e tensionuar në qendër të Patrës, ku në sheshin ‘Tre Aleatët’ u mblodhën anëtarë të organizatave të majta. Ata marshuan gjatë rrugës në këtë zonë duke mbajtur pankarta nëpër duar. 

Marshimi është pasuar nga disa momente tensioni, pasi protestuesit kanë gjuatur me gurë dhe bojë ndaj forcave të policisë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.