Në mbrëmjen e 23 gushtit, aeroplani “Embraer-135BJ Legacy 600” u rrëzua në rajonin e Tverit, duke i marrë jetën udhëheqësit dhe formacionit paraushtarak të grupit mercenar Wagner.

Ngjarja është e rrethuar me mister, e po ashtu teori konspirative, teksa së fundmi babai i një prej pilotëve të avionit ka dhënë më shumë detaje.

Sipas mediave të huaja, një nga pilotët ishte 29-vjeçari Rustam Karimov, me origjinë nga Perm.

Babai i tij, Shukuri, ka folur për mediat ruse duke konfirmuar se i biri ishte duke drejtuar avionin ditën e djehsme, ndërsa shton se ai kishte vetëm 3 muaj që kishte nisur të punonte në atë kompani.

“Po, ky është Rustam Karimov, djali im. Ai ka punuar në këtë kompani vetëm tre muaj. Në vitin 2014, ai u diplomua në Shkollën e Aviacionit “Civil Sassov” në Rajonin Ryazan. Ai u martua para disa vitesh. Në fillim ishte në shërbim, më pas punoi për linjën ajrore S7 dhe jetoi këtu në Perm”, thotë babai i pilotit.

“Kur filloi pandemia, ai humbi punën. Pastaj ai u punësua përsëri, por me fillimin e luftës në Ukrainë, ai humbi përsëri punën. Dhe tre muaj më parë ai gjeti një punë në këtë kompani dhe dy muaj më parë u transferua në Shën Petersburg. Para fluturimit ka telefonuar nënën e tij dhe ka thënë se po fluturonte në këtë fluturim”, tha babai

Babai i Rustam thotë se djali i tij nuk mund të kishte ditur për pasagjerët në fluturim, veçanërisht nëse Yevgeny Prigozhin ishte në mesin e tyre.

“Si e di ai se kush është në listë? Ai ishte thjesht një pilot”, shpjegoi Shukur Karimov.