Së funsmi është bërë e ditur se Honda po tërheq 1.2 milion automjete në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me imazhin e kamerës së pasme. Këtë ka njoftuar Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).
Tërheqja mbulon disa automjete të tipit Odisea 2018-2023, Pilot 2019-2022 dhe modeleve Passport 2019-2023.
Për shkak të një lidhjeje të gabuar të kabllove koaksiale të komunikimit, imazhi i kamerës së pasme mund të mos shfaqet në ekran. Honda ka zgjatur më parë garancinë për automjetet e prekura nga problemi në vitin 2021.