Së fundmi Rihanna ia ka dorëzuar Hilary Super postin e CEO-së së markës Savage X Fenty. Marka e të brendshmeve e themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja së shpejti do të drejtohet nga ish-CEO i Anthropologie Group. Ndryshimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Rihanna u shpreh se:

Ishte bukur të shihje se vizioni ynë për Savage X Fenty ndikoi në industri në një mënyrë kaq të madhe gjatë pesë viteve të fundit. Ky është vetëm fillimi për ne dhe ne do të vazhdojmë ta zgjerojmë markën në mënyra që lidhen gjithmonë me konsumatorin. Jam shumë mirënjohëse dhe e emocionuar për të mirëpritur Hilary Super si CEO-në tonë të re, ajo është një udhëheqëse e fortë dhe është e fokusuar në ngritjen e biznesit në një nivel edhe më të lartë.

Përveç katër viteve të saj si CEO e Grupit Anthropologie, Hillary Super ka mbajtur pozicione drejtuese në markat prestigjioze si American Eagle, Guess, Gap dhe Old Navy. Rihanna do të ketë ende një rol drejtues në kompani, megjithëse në një pozitë tjetër, atë të kryetarit ekzekutiv.