Të paktën 3 persona janë shpallur tashmë të vdekur pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë në Britaninë e Madhe.

Teksa më herët u raportua për 30 emigrantë në total, tashmë sipas “Daily Mail” bëhet fjalë për 43 persona të cilët gjenden mes ujërave të akullt të kanalit anglez, në pritje për t’u shpëtuar nga autoritetet. 

Numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa mbetet ende të zbardhet dhe shtetësia e emigrantëve.