Mendohet se lideri i klanit mafioz serb Kavac, Radoje Zvicer, është ekzekutuar në Panama. Megjithatë një konfirmim zyrtar nga autoritetet panameze apo avokatët e familjes Zvicer nuk ka, pavarësisht disa fotove që qarkullojnë.
Zvicer, mendohet se është personi që ka porositur vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador. Një nga personat më të afërt Radoje, që i mbulon krahët, është bashkëshortja e tij Tamara.
Ajo ka marrë dhe pseudonimin e “Zonjës së Parë” të botës së krimit. Edhe pse kokë e këmbë në botën e krimit, Tamara nuk ka reshtur kurrë së mbrojturi të bashkëshortit të saj duke rrezikuar edhe jetën e vet.
Një ngjarje, e denjë për skenar filmash, ndodhi 2 vite më parë në Ukrainë, ku mafiozët e klanit “Skaljar” tentuan të vrisnin Zvicer.
Lideri i grupit Kavaç ishte duke vrapuar nëpër lagjen luksoze ku jetonte me familjen e tij, kur një “smart” ndaloi në rrugë dhe disa kriminelë dolën me vrap dhe hapën zjarr ndaj tij. Disa plumba e kapën Zvicer, i cili ra në tokë. Zviceri me siguri nuk do t’i kishte mbijetuar këtij sulmi nëse gruaja e tij prej shumë kohësh nuk do të kishte dalë nga ndërtesa në sekondën e fundit me një armë në duar.
Tamara ka qëlluar mbi sulmuesit, të cilët janë tronditur, pa e kuptuar as se nga ku po fluturonin plumbat drejt tyre dhe u larguan me vrap. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, sulmuesit, sipas “recetës” së tyre të mirëkoordinuar, do t’i afroheshin Radojes dhe do ta ekzekutonin me një goditje në kokë.
Për javë të tëra, kreu i klanit të Kavaçit ishte në një spital në Ukrainë, i ruajtur nga sigurimi dhe policia dhe kur u shërua, shkoi direkt në Mal të Zi. Pas kësaj, nisi hakmarrja dhe sulmi ndaj një sërë vrasjesh të anëtarëve të klanit Skaljar.