Një tjetër vdekje misterioze i shtohet enigmës së errët të luftës në Ukrainë. Ky është një person i afërt me Vladimir Putin, veçanërisht një komandant që kishte një rol kryesor në betejë. 44-vjeçari kolonel Vadim Bojko është gjetur i vdekur me plagë me armë zjarri.
Koloneli ishte i përfshirë në operacionin e rekrutimit në shkallë të gjerë në Rusi.
Ai ishte një zyrtar i lartë në Shkollën e Lartë Detare Makarov në Vladivostok.
Sipas raportimeve, personi ka shkuar në punë, ka hyrë në zyrën e tij, por pak më pas kanë rënë pesë të shtëna. Një oficer që dëgjoi të shtënat me armë, nxitoi në vendngjarje por gjeti trupin e Bojkos.
Mediat ruse folën për vetëvrasje, por vdekja e komandantit është një tjetër mister në një sërë incidentesh të ngjashme.
Asnjë shënim nuk u gjet në zyrën e kolonelit, por Kremlini pretendon se ai u qëllua pesë herë në gjoks. Informacionet thonë se pranë burrit janë gjetur pesë plumba dhe katër pistoleta Makarov.
Megjithatë, mbetet mister sesi koloneli qëlloi pesë herë veten.