Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta nuk ka mbaruar dhe ka shtuar se Izraeli duhet të mbetet vigjilentë.
Netanyahu ka mbajtur një konferencë për media në Jerusalem. Ai ka thënë se ndonëse “Izraeli është shpëtuar nga asgjësimi i plotë, prapë lufta s’ka mbaruar”.
“Duhet të jemi vigjilentë dhe të mbrojmë veten aq sa është e nevojshme”, tha Netanyahu, raporton BBC.
Më pas Netanyahu tha se Izraeli “do të mbetet në zonën e sigurisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
“Izraeli është më i fortë se kurrë dhe boshti iranian i së keqes është më i dobët se kurrë”, shtoi kryeministri izraelit.
Netanyahu tha se ka disa raste kur ai dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk bien dakord për gjithçka, por shtoi se ai do t’i mbrojë interesat e Izraelit.



