Të gjithë keni dëgjuar për dyqanet e seksit ku ju mund të blini lodra për të rritur, por a keni dëgjuar ndonjëherë për një restorante seksi?
Kjo gjë është realitet në Londër, aty ku është hapur i pari dhe i vetmi restorant me tematikë seksin.
“Naked Soho” shërben si restorant dhe kafene, teksa nuk lejohet hyrja të miturve, gjë që paralajmërohet dhe me një tabelë të madhe në hyrje të lokalit.
Brenda restorantit do shihni ngado imazhe të organeve gjenetale femërore dhe mashkullore, e po ashtu dhe lodra seksi.
Menuja po ashtu ishte tepër e veçantë, e krijuar me lojëra fjalësh, ku mes produkteve do gjeni “Kllapat e thithkave”, “Perëndesha e seksit” dhe “Viagra blu”.
Specialiteti janë spaghetit, të cilat shërbehen me një dildo, e po ashtu ëmbëlsira në formë penisi dhe vagine.