Një kthesë të papritur ka marrë skandali i BBC, ku prezantuesi i njohur u akuzua se kishte paguar një adoleshente që t’i dërgonte foto me përpmbajtje seksuale.
Pasi prindërit e të miturës ngritën zyrtarisht akuza ndaj prezantuesit që ende nuk është bërë publik, vajza ka zgjedhur të reagojë vetë, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat.
E mitura duket se ka punësuar një avokat tjetër, përveç atij që familaj ka marrë në padinë kundër gazetarit. Avokati ka dëguar një letër në emër të saj, ku shprehet se gjithçka është një farsë dhe ekzagjerim dhe se, asgjë e paligjshme nuk ka ndodhur mes saj dhe prezantuesit.
Prezantuesi u akuzua nga pridnërit e vajzës se i ka paguar 17-vjeçares plot 35,000 paund, dhe kjo e fundit i dërgonte atij foto nudo dhe me përmbajtje seksuale. Siaps familjes së vajzës, e mitura i përdorte paratë për të blerë drogë, pasi kishte krijuar një varësi.