Mbrëmja e ndërrimit të viteve ka qenë një kaos i vërtetë në Itali, teksa 180 persona u plagosën.

Problemi nuk ishin vetëm fishekzjarrët, por edhe të shtënat me armë zjarri, apo dhe ngjarjet e tjera të rënda.

Rasti më i rëndë është në Taranto, ku një fëmije 10 vjeç i është prerë dora nga shpërthimi i një fishekzjarri. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni.

Në Lecce, një 80-vjeçar nga Ruffano u shtrua me urgjencë në spital pasi u plagos nga shpërthimi i një fishekzjarre pranë kokës. Edhe ai iu nënshtrua operacionit sepse gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Policia po punon për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Nga ana tjetër, 48 persona vijojnë të jenë në spital si pasojë e djegieve të rnëda që kanë marrë.

Në Milano, një 25-vjecar me origjinë marokene mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në via Giambelino.  Ngjarje të rënda ka edhe në Napoli ku në të gjithë krahinën numri i të plagosurve është 16 persona.

Rasti më i rëndë ka të bëjë me një 16-vjecar i cili u qëllua në fytyrë nga një armë zjarri. Ai po festonte vitin e ri me familjen e tij në ballkonin e banesës së xhaxhait kur ndjeu goditjen në fytyrë. Edhe në Reggio Calabria një 40-vjeçar mbeti i plagosur rëndë gjatë festimeve. Ai u godit aksidentalisht në bark nga një e shtënë me armë zjarri nga një person që policia tani po përpiqet ta identifikojë.

Natën e Vitit të Ri në Romë u shkatërruan 59 makina që u dëmtuan nga flakët pas shpërthimit të fishekzjarrëve nga mesnata deri në 5 të mëngjesit në zona të ndryshme të kryeqytetit.