Viti që lamë pas ishte historik për ngjarjet që e shënjuan, teksa një nga to ishte dhe ndarja nga jeta e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth.
Londra nuk e ka harruar gjatë ndërrimit të viteve monarken e ndjerë, teksa e ka nderrur me një homazh, duke publikuar një regjistrim me zërin e saj.
Por Londra i kushtoi dhe rëndësi mbështetjes së Ukrainës, vendi i i cili e kaloi ndërrimin e viteve me luftë.
100 mijë njerëz ishin mbledhur për pritur vitin 2023, teksa rreth 12 mijë fishekzjarrë shpërthyen në qiell, në shfaqjen me temë “Dashuria dhe uniteti”. Në fillim të ekranit shkruhej “2023, me dashuri nga Londra”.