Edhe pse k kaluar thuajse një javë nga tërmeti shkatërrimtar, në Turqi dhe /siri vazhdojnë të shpresojnë për mrekulli.
Një ushtar turk është ngjitur në kovën e një ekskavatori të shtunën për të kontrolluar një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti në Antakya, për të kërkuar një telefon që i përkiste një gruaje 75-vjeçare, e cila kishte frikë se djali i saj ka vdekur pas pesë ditësh pa kontakt.
Gruaja e quajtur Mama Busra, u ka kërkuar punonjësve të ndihmës që të gjenin telefonin e saj në mënyrë që të tentojë ta kontaktojë djalin e saj.
Duke iu përgjigjur lutjeve të saj, Murathan Adil, ushtar u ngjit në ballkonin e katit të dytë të mbetjeve të ndërtesës së saj. Sapo Adili arriti në ballkon, një tjetër punonjës shpëtimi brenda i dha atij një çantë të kuqe që mbante sendet e Mama Busrës, përfshirë telefonin e saj, përpara se ekskavatori ta ulte përsëri poshtë.
Teksa ai ia dërgoi telefonin Mama Busrës, një person tjetër në park dëgjoi emrin e djalit të saj dhe tha se e njihte atë dhe se ai ishte gjallë dhe mirë.
Personi ka thirrur numrin e djalit në telefonin e tij pasi telefoni i të moshuarës kishte mbetur pa bateri, ndërsa djali u përgjigj.
“Sikur më dhanë botën”, tha Mama Busra për momentin kur dëgjoi zërin e të birit.