Tërmeti në Turqi la pas shkatërrim e mbi të gjitha një numër të madh viktimash.

Mes viktimave ishin dhe familjarët e vogëlushes Aya, e cila erdhi në jetë poshtë rrënojave, por mrekullisht arriti të shpëtojë e gjallë. Aya tani është në spital, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të pasi deri më tani nuk ka asnjë të afërm i cili të kujdeset për të.

 “Ajo mbërriti të hënën në gjendje shumë të keqe, kishte gunga, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë. Tani është në gjendje stabël!”– tha Hani Marouf, pediatri i saj.

 Khalil al-Suwadi, një i afërm i largët, ishte i pranishëm në shpëtimin e Aya, i cili e çoi atë te mjeku Marouf në Afrin, 26 kilometra në veri. Për Aya, solidaritetit filloi menjëherë.

“Do të doja ta birësoja dhe t’i dhuroja një jetë të denjë”, kanë shkruar shumë persona në rrjetet sociale. Madje edhe një gazetar kuvajtian u ofrua ta adoptonte gjatë transmetimit live: “Unë jam gati të kujdesem dhe të adoptoj këtë fëmijë… nëse më lejon procesi ligjor”.

Por Dr Attiah, i cili ka një vajzë vetëm katër muaj më të madhe se Aya ka deklaruar se nuk do lejojë askënd që ta adoptojë.

“Nuk do të lejoj askënd ta adoptojë ende. Derisa të afërmit e saj më të largët të kenë mundësinë të marrin përgjegjësinë, unë do ta trajtoj atë sikur të ishte një nga familja ime. Gruaja ime po e ushqen me gji së bashku me vajzën tonë”– tha ai.

Në qytetin e lindjes së Aya-s, Jindires, si në shumicën e vendeve të prekura nga tërmeti, gërmimet vazhdojnë për të shpëtuar të mbijetuarit. Janë vende nga të cilat popullsia iku në të kaluarën nga terrori i sulmeve kimike dhe bombardimeve nga regjimi i Damaskut.