“Ajo më tha se ishte 17 vjeçe dhe unë e besova. Nuk i kushtova shumë rëndësi moshës”.
Kjo ishte deklarata e 33-vjeçarit Agia Varvara, një prej përdhunueseve të një 12-vjeçareje në Greqi.
Varvara u arrestua mbrëmjen e djeshme, nën akuzë për abuzim seksual me të miturën, pas dëshmisë së saj që zbuloi të gjithë “klientët” me të cilët ajo kishte kryer marrëdhënie, e detyruar nga 53-vjeçari Ilias Michos.
Sipas Protothemës, burri, i cili thuhet se punon në një fabrikë, dyshohet se ka biseduar me vajzën e vogël përmes aplikacionit Blindchat, ku Michos kishte hapur llogari dhe gjente klientët.
Ngjarja që tronditi Greqinë u zbulua disa ditë më parë nga tezja e 12-vjeçares, e cila duke parë sjelljen e dyshimtë të mbesës i kontrolloi telefonin. Pas kësaj ajo zbuloi mesazhe, foto dhe video me përmbajtje pornografike të shkëmbyera mes së miturës dhe 53-vjeçarit. Përveç përdhunimit të tij, ai e shfrytëzonte të miturën për prostitucion, ndërsa ajo që e bën dhe më të rëndë ngjarjen është zbulimi se nëna e së miturës ishte në dijeni dhe e përfshirë në trafikimin e vajzës së saj.