Nizar Aissaoui , një futbollist 35-vjeçar tunizian, i vuri flakën vetes përpara stacionit të policisë Haffouz në provincën Kairouan.
Agjencia ANSA raporton se futbollisti u transferua në spitalin Aghlabiti në Kairouan për t’u shtruar më vonë në qendrën e djegieve Ben Arous.
Pak para se të digjte veten, Nizar Aissaoui postoi një video në Facebook (e cila më vonë u censurua) në të cilën ai shpjegoi se ai mori vendimin për t’i vënë flakën vetes pasi ishte “akuzuar padrejtësisht në një rast për terrorizëm” pasi shkoi në komisariatit për të paraqitur një denoncim ndaj një tregtari bananesh, me të cilin kishte pasur një bisedë për çmimin për kilogram të atij produkti.
Gjatë gjithë karrierës së tij Nizar Aissaoui luajti për Unión Sportif de Monastir, El Gaouefel de Gafsa, Jeridet Tozeur dhe Espoir Sportif de Haffouz.