Kjo do t’ju habisë fare sepse një zyrtar nga qeveria e Italisë ka kontaktuar Mark Zuckerberg për organizimin e një ndeshje boksi kundër Elon Musk në fushën e betejës më legjendare në botë … Koloseu i Romës.

Burime për TMZ Sports kanë bërë me dije se Ministrja e Kulturës iu drejtua Zuckerberg-ut pak ditë më parë për të vënë në skenë atë që mund të jetë ndeshja më e madhe në historinë e botës në teatrin më fantastik të luftimeve në histori. Me sigueri si Elon ashtu edhe Mark do të donin që dyluftimi i tyre të përfundonte në Koloseun e Romës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Sa i përket vetë vendit të ngjarjes — një nga 7 mrekullitë e botës — nuk ka pasur ngjarje të mëdha të mbajtura brenda amfiteatrit gati 2000-vjeçar në qindra vjet, dhe vetëm disa qindra spektatorë mund të ulen në vende të përkohshme brenda teatrit.

Pengesa më e madhe është pabarazia me gjatësinë dhe peshën, megjithëse të dy burrat nuk kanë asnjë problem me të. E vetmja pyetje  që kemi është nëse ndeshja do të zhvillohet brenda apo jashtë strukturës gjigande të Koloseut. Por një gjë është e sigurtë, tani që Italia është e interesuar, kjo hap shumë më tepër mundësi që ata të dy të ndeshen me njëri-tjetrin.