Shtëpia e Bardhë ka publikuar menunë e drekës së punës mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit kinez, Xi Jinping.
Menuja përfshin një kombinim të kuzhinës tradicionale kineze dhe pjatave ndërkombëtare.
Menuja:
Supë me peshk të grirë dhe fruta deti
Toptha krokantë dhe të skuqur me karavidhe
Fileto viçi e pjekur, e mbushur me kërpudha morel
Pulë Kung Pao me fistonë deti
Perime sezonale të ziera me bambu, kërpudha dhe fasule
Mish viçi i zier në bukë
Qofte me mish derri dhe karkaleca
Brownie me çokollatë
Fruta dhe akullore
Kafe dhe çaj
Ndërkohë, sipas mediave amerikane, gazetarët që shoqërojnë delegacionin e Shtëpisë së Bardhë po konsumojnë ushqim të porositur nga McDonald’s në furgonët e tyre.


