Profeti i famshëm francez Nostradamus bëri mijëra parashikime në librin e tij Les Propheties, 467 vjet më parë, teksa shumë prej tyre janë plotësuar tashmë.

Parashikimet e Nostradamus besohet se do të arrijnë deri në 3797 në të ardhmen, por ai tashmë ka parashikuar me saktësi befasuese ngritjen e Adolf Hitlerit , vrasjen e presidentit Kennedy dhe sulmin e 11 shtatorit, si dhe ngjarje të tjera me rëndësi të madhe historike.

Pra, duke pasur këtë në mendje, le ti hedhim një sy se çfarë ka parashikuar ai për vitin 2023, që është në prag.

Një ekonomi aq e keqe, sa njerëzit “do nisin të hanë njëri-tjetrin”

Kanibalizmi mund të jetë në horizont për disa prej nesh, pasi Nostradamus parashikon se rritja e çmimit të ushqimit mund të çojë në disa zakone ushqimore tepër ekstreme dhe moralisht të dyshimta.

“Aq lart do të ngrihet çmimi i grurit, sa njeriu do të hajë të afërmin e tij”, shkruan mistiku francez në një prej parashikimeve të tija.

Një luftë e keqe, që do i bëjë njerëzit të vdesin mes tmerreve

Nostradamus tregon për “Shtatë muaj luftë e madhe, me njerëz të vdekur nga e keqja”. Nuk është e vështirë ta shohësh këtë të reflektuar në mënyrë të frikshme në situatën aktuale në Ukrainë, ndërsa pushtimi i përgjakshëm i vendit nga Vladimir Putin , i nisur në shkurt, po vazhdon.

Aludimi për “të keqen” mund të sugjerojë se më shumë zbulime të errëta do të bëhen në Ukrainë në vitin 2023, pas pretendimeve të shumta të pushtuesve rusë që kanë kryer krime lufte në rajon në vitin 2022.

“Toka e thatë” bëhet akoma më e thatë, para përmbytjeve të mëdha

Një tjetër fatkeqsi e parashikuar nga Nostradamus na pret për vtin 2023, teksa ai parashikon thatësira ekstreme, që do të pasohen nga përmbytje shkatërimtare.

“Toka e thatë do të thahet më shumë dhe do të ketë përmbytje të mëdha kur të shihet ylberi”, shkruan astrologu.

Me ndryshimin e klimës që po rritet gjithnjë e më shumë në axhendën e njerëzimit vitet e fundit, nuk është shumë e vështirë të shohim planetin tonë duke bërë kërdi përsëri vitin e ardhshëm.