Duket se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kabineti i tij nuk po gjejnë qetësi nga sulmet e grupit të njohur të hakerave, “Anonymous”.

Teksa eri më tani grupi i ka dërguar plot dy herë mesazhe kërcënuese presidentit, ditën e sotme hakerat kanë bërë të ditur se ka hakuar qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe.

“Hej kukulla e Putinit, ku je? Me qentë, akoma?!”, është mesazhi së fundmi i dërguar presidentit serb.

Grupi Anonymous nisi sulme ndaj Serbisë që në kohën kur Beogradi kishte vendosur barrikadat në veri të Kosovës. Gjithashtu, grupi i hakerëve Anonymous ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se po vepron si “kukulla e Putinit” ndërsa Serbia nxit konfliktin me Kosovën në një akt që Rusia shpreson se mund të shkëpusë Perëndimin nga Ukraina.