39-vjeçari famëkeq Andre Thomas i ka shpëtuar dënimit me vdekje pasi gjykata vendosi shtyrjen  ekzekutimit të tij.

Vrasësi nga Kalifornia pritej të ekzekutohej më 5 prill, për vrasjen makabre të gruas së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur, thuajse një dekadë më parë. Ekzekutimi u shty për shka se Gjykata e cilësoi Thomas si të pavetëdijshëm për veprimet e tij, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret më 5 korrik.

Në vitin 2004, Thomas goditi me thikë gruan e tij 20-vjeçare,  Laura Christine Boren, duke i marrë jetën ndërsa më pas i shkuli nga kraharoi zemrën vajzës së tyre 13 muajshe, Leyha Marie Hughes, dhe djalit të tyre katërvjeçar, Andre Lee, në qytetin Sherman, Teksas.

Pas arrestimit, ai dëshmoi në polici se krimi ne kishte kryer pasi familjarët ishi ntë pushtuar nga djalli, dhe ishte Zoti ai që e kishte udhëzuar t’i vriste.

Marrëzia e tij nuk mbaron këtu, pasi gjatë kohës që ishte në burg, ai nxorri sytë e tij, teksa njërin prej tyre e hëngri. Ai e justifikoi këtë veprim duke thënë se e bëri në mënyrë që gjykatsit të mos arrinin të kuptoni nëse ai po gënjente apo po shoshte të vërtetën.