Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Konsullatës së SHBA në Jeddah të Arabisë Saudite, ku një person hapi zjarr dhe për pasojë roja i këtij institucioni ndërroi jetë. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Saudite e Shtypit të mërkurën vonë.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jeddah të Arabisë Saudite. Mediat e huaja shkruajnë se një person ka hapur zjarr dhe si pasojë ka mbetur i vrarë roja i këtij institucioni.
Lajmi i rëndë është bërë i ditur nga Agjencia Saudite e Shtypit të mërkurën vonë. Ndërkohë thuhet se një person i paidentifikuar ka ndaluar makinën pranë objektit diplomatik amerikan dhe doli duke mbajtur një armë zjarri përpara se forcat e sigurisë “të merrnin iniciativën për t’u marrë me të siç kërkohet nga situata”, sipas SPA.
Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit me forcat e sigurisë, është goditur për vdekje agresori. Ndërkohë, plumbave nuk iu shpëtoi as një roje, nga Nepali, që humbi jetën në spital. Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.