Rusia nuk ka pritur gjatë dhe i është përgjigjue me kundërsulm Ukrainës pasi kjo e fundit sulmoi bazën e saj, në kanalet ushtarake me dy bombardues strategjikë Tu-95. Sot Rusia planifikoi të lëshojë në qiell 14 bombardues bërthamorë, gjithashtu Tu-95 nga aeroporti ushtarak që u sulmua.
Nuk dihet ende nëse avionët në fjalë janë ngritur në fluturim në një mision hakmarrës ndaj Ukrainës për sulmin e mëngjesit të sotëm apo po largohen prej bazës Engels me qëllim mbrojtjen nga ndonjë sulm tjetër me dron.
“Pas raportimeve në kanalet ushtarake ruse se dronët e Ukrainës shkatërruan dy bombardues strategjikë Tu-95 dhe ekuipazhin thellë në pjesën e pasme të Rusisë, në Engels, tani Ukraina raporton se 14 Tu-95 të tjerë janë ngritur nga ai aeroport ushtarak. Mund të jetë një sulm hakmarrës, ose thjesht mbajtja e tyre e sigurt“, shkruan në Tëeeter, gazetari Krsito Grozev.
Tensionet mes vendeve janë shtuar ndaj, ngjarja është në zhvillim.