Një video është bërë virale në Turqi, e cila tregon presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan duke u dhënë bakshish fëmijëve të vegjël gjatë vizitës së tij parazgjedhore në lagjen Bagcilar të Stambollit.

Videoja, e shpërndarë në Twitter nga Flash Haber TV shfaq presidentin turk duke shpërndarë kartëmonedha për fëmijët, me kalimtarët që e brohorasin, ndërsa Erdogan, tenton t’u japë para, njëri i thotë: Stop…Është turp për fëmijët.

Videoja u komentua ashpër nga partitë dhe gazetat opozitare, duke kritikuar sesi Erdogan vitin e kaluar shpërndau 100 lira, por këtë vit po u jep nga 200 për shkak të inflacionit.