Në Gjykatën e Hagës është duke u zhvilluar senaca e dytë gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte.
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh edhe njëri nga i akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë, Jakup Krasniqi, është parë duke qarë, teksa pala mbrojtëse lexonte krimet e kryera nga ushtria serbe gjatë luftës.
Në seancën e sotme, Krasniqi u pa i emocionuar e me lot në sy teksa Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, po fliste për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë. Po ashtu, avokati i Hashim Thaçit ka publikuar pamje të ndryshme të masakrave dhe bombardimeve të NATO-s, të cilat gjithashtu e kanë emocionuar Jakup Krasniqin.