Policët kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për prindërit, pas publikimit të një videoje të rëndë, që tregon një të mitur duke u mbytur në një pishinë, teksa disa persona të rritur kalojnë pranë tij pa bërë gjë.

Ngjarja e kapur nga kamerat ka ndodhur në Michigan, SHBA, dhe në të shfaqet Griffin Emerson, shtatë vjeç, duke luftuar për jetën teksa zhytet në fundin e një pishine. Pranë tij kalojnë disa të rriur, që thjesht vëzhgojnë dhe nuk ndërhyjnë për ta ndihmuar.

Griffin u shpëtua nga dy fëmijë të tjerë që luanin në ujë pasi një i rritur kaloi me not pranë tyre.

Noah Roche, 12 vjeç, dhe vëllai i tij, Ëeston Ëoods, tetë vjeç, panë Griffin duke luftuar përpara se të hidhej në veprim. Për fat të mirë djemtë u hodhën në ujë, notuan drejt Griffin dhe e nxorrën nga pishina.

Prindërit e tij nuk ndodheshin në zonën e pishinës teksa ai ishte larguar pa lejën e tyre.