Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev ka reaguar në lidhje me sulmin me raketa, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat Poloni, ku humbën jetën dy persona.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Medvdev shprehet se akuzat e ngritura ndaj Rusisë janë dëshmi e një lufte hibride kundër Kremlinit, teksa kërcënon se Perëndimi po i afrohet një lufte botërore.

“Akuzat e ngritura ndaj Rusisë për sulmet me raketa në Poloni dëshmojnë një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi po i afrohet një lufte botërore”, shkroi Medvedev.

Kujtojmë se gjtw mbrëmjes sw djeshme, një raketë ra në fshatin Przewodow në Poloninë lindore, në kufirin me Ukrainën duke vrarë dy persona. Sipas presidentit polak Andrzej Duda, deri më tani nuk ka asnjë provë që tregon se kush e ka lëshuar këtë raketë. Ministria e Jashtme polake këmbënguli se ishte një raketë e prodhuar nga Rusia. Nga ana e tij, presidenti amerikan Joe Biden vuri në dukje se informacionet paraprake hedhin poshtë se kjo raketë është lëshuar nga territori rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes i cilësoi pretendimet e mediave polake dhe zyrtarëve për lëshimin e raketave ruse në Poloni si provokime pasi nuk kishte pasur sulme ruse pranë kufirit mes Ukrainës dhe Polonisë.

Agjencia ushtarake ruse theksoi se fotot e publikuara të mbeturinave nga vendi i aksidentit nuk kanë asgjë të përbashkët me armët ruse.