Pas zhvillimeve të fundit në Rusi, ka ardhur dhe reagimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se kanë nisur bisedimet me ministrat e jashtëm të shteteve të G7 dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, për të venodsur mbi situatën. Blinken ka thënë se SHBA do të qëndrojë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata është ënde në zhvillim.
“Folëm sot me Ministrat e Jashtëm të G7 dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Rusi. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët ndërsa situata është në zhvillim.”– shprehet Blinken në reagimin e tij.
Spoke today with G7 Foreign Ministers and the EU High Representative for Foreign Affairs and Security Policy to discuss the ongoing situation in Russia. The United States will stay in close coordination with Allies and partners as the situation continues to develop.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 24, 2023
Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, ndërsa Vladimir Putin e akuzoi ish krahun e tij të djathtë për tradhti.
Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, edhe pse mohon synimet për grusht shteti. Ndërkohë, pa e përmendur emrin e tij por duke e nënkuptuar, Putinit u zotua të ndëshkojë ashpër personat të cilët qëndrojnë pas këtij rebelimi.
Prigozhin deklaroi këtë mëngjes se kishte kaluar në Rus inga Ukraina me forcat e tij për të rrëzuar lidershipin ushtarak të Moskës dhe se kishte marrë tashmë nën kontroll strukturat ushtarake dhe aeroportin në Rostov.