Alexei Navalny, lideri i njohur i opozitës ruse, vuan nga një sëmundje misterioze, e cila mund të jetë rezultat i një helmi.
Navalny, i cili prej 2 vitesh është në burg, për dy javë ka humbur 8 kg, ndërsa çdo ditë e më shumë shfaqet në gjendje të përkeqsuar.
“Ne nuk po përjashtojmë faktin që tani Alexei Navalny po helmohet ngadalë, po vritet ngadalë për të tërhequr më pak vëmendje”, tha Kira Yarmish, përfaqësueja e tij në një postim në Twitter.
“Ai po mbahet në qeli dënimi, me dhimbje akute pa ndihmë mjekësore”, shtoi ai.
Në vitin 2020, Navalny i mbijetoi një përpjekjeje të dukshme për ta helmuar gjatë një fluturimi në Siberi me një agjent nervor. Rusia mohoi se shteti ka tentuar ta vrasë atë.
Ai u shtrua në spital në Gjermani por u kthye vullnetarisht në Rusi në vitin 2021, ku u arrestua pas mbërritjes dhe u burgos për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.