Teksa Rusia është tërhequr nga kërcënimet për zgjerimin e luftës së nisur në Ukrainë, duke përfshirë dhe shtete të tjera, vendet evropiane nuk po rrinë duarkryq.

Mediat e huaja raportojnë se Polonia po ndërton ushtrinë më të madhe në Evropë me rreth 300,000 ushtarë, në një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Vladimir Putinit. Shpresohet se trupat do të mbështeten nga rreth 2000 tanke, dhjetëra avionë të rinj luftarakë, raketahedhës të rinj dhe madje edhe tre anije të reja luftarake.

Programi shumë ambicioz i shpenzimeve vjen pasi krahu lindor i Evropës është në gjendjen më të paqëndrueshme që nga Lufta e Dytë Botërore . Kërcënimet e Putinit dhe pushtimi i tij i egër në Ukrainë duket se e kanë futur vendin në veprim.

Vetëm këtë vit vendi do të shpenzojë 25 miliardë £ për të forcuar ushtrinë e tij që është e barabartë me 4 për qind të PBB-së. Dhe kjo është dyfishi i 2 përqindëshit të Mbretërisë së Bashkuar dhe më i larti midis anëtarëve të NATO-s.

Programi shumë ambicioz i shpenzimeve vjen pasi krahu lindor i Evropës është në gjendjen më të paqëndrueshme që nga Lufta e Dytë Botërore.

Me një vijë bregdetare në Detin Baltik që kufizohet pjesërisht me Rusinë, Varshava gjithashtu u zhvendos për të rritur forcat e saj detare. Vetëm disa ditë pasi shpërtheu lufta në Ukrainë, Polonia nënshkroi një marrëveshje prej 1.4 miliardë funtesh me prodhuesin britanik të armëve Babcock për tre fregata të reja.

Anijet luftarake do të ndërtohen në Poloni dhe do të quhen Klasa Miecznik, por në fakt janë versione kopjuese të fregatave tip 31 të Marinës Mbretërore. Rekrutimi ushtarak do të rritet gjithashtu, duke synuar të dyfishojë numrin e njerëzve në ushtri nga 150,000 në 2022 në 300,000 deri në vitin 2035. Vetëm vitin e kaluar, 16,000 rekrutë të rinj u regjistruan – rritja më e madhe njëvjeçare në numrin e trupave që nga përfundimi i rekrutimit në 2008.

Pasi të përfundojë, ky plan do t’i japë Polonisë ushtrinë më të madhe në Evropë për nga fuqia punëtore, një vlerësim që aktualisht mbahet nga Franca me 200,000 trupa. Britania, për krahasim, ka vetëm 72,500.