Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping kanë deklaruar alenancë të përbashkët, teksa zhvilluan takimi ne fundit në Kremlin.

Dy presidentët u takuan si dy miq të afërt, teksa zhvilluan dhe një bisedime jozyrtare për gati 4 orë.

Uashingtoni denoncoi vizitën e Xi, duke thënë se koha tregonte se Pekini po i siguronte Moskës “mbulesë diplomatike” për të kryer krime shtesë.

Ky ishte udhëtimi i parë jashtë vendit për Xi që kur ai fitoi një mandat të tretë të paprecedentë në fillim të këtij muaji. Udhëheqësi kinez është përpjekur të portretizojë Pekinin si një paqebërës të mundshëm në Ukrainë, teksa thellon lidhjet ekonomike me aleatin e tij më të ngushtë, Rusinë.

Në komentet televizive pasi u përshëndetën me njëri-tjetrin, Putin i tha Xi se ai i shikonte me respekt propozimet e Kinës për një zgjidhje të konfliktit të Ukrainës.

 Ai pranoi se ishte “pak ziliqar” ndaj “sistemit shumë efektiv të Kinës për zhvillimin e ekonomisë dhe forcimin e shtetit”.

Xi, nga ana e tij, lavdëroi Putinin dhe parashikoi se rusët do ta rizgjedhin atë vitin e ardhshëm.

“Nën udhëheqjen tuaj të fortë, Rusia ka bërë përparime të mëdha në zhvillimin e saj të begatë,” tha ai.

Moska ka promovuar publikisht planet për një vizitë të Xi për muaj të tërë. Por koha i dha një kuptim të ri mbështetjes personale të liderit kinez, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër arresti të premten duke akuzuar Putinin për krime lufte për dëbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Moska mohon deportimin e paligjshëm të fëmijëve, duke thënë se ka pranuar jetimë për t’i mbrojtur ata. Ajo hapi një çështje penale kundër prokurorit dhe gjyqtarëve të gjykatës. Pekini tha se urdhri pasqyronte standarde të dyfishta.