Mjekët rusë që trajtojnë kritikun e Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ra në gjendje kome pasi u sëmur në avion, kanë ndërruar mendje dhe kanë rënë dakord ta lejojnë atë të fluturojë në Gjermani.


Mjekët, në qytetin siberian të Omsk, kishin insistuar më parë se ai ishte shumë i sëmurë për t’u shpërngulur.


Përkrahësit e tij dyshojnë se ai ishte helmuar dhe akuzojnë autoritetet se po përpiqeshin të fshehin një krim.



Një aeroplan mjekësor po pret që ta çojë në Gjermani për trajtim. Raportet thonë se ai mund të largohet brenda disa orësh.


“Gjendja e pacientit është e qëndrueshme,” u citua Dr Anatoly Kalinichenko të thoshte nga agjensia e lajmeve Interfax.


“Ndërsa ne jemi në posedim të një kërkese nga të afërmit për të lejuar që ai të transportohet , tani kemi marrë vendimin që nuk e kundërshtojmë transferimin e tij në një institucion tjetër.”


Ekipi i Z. Navalny tha më herët se ishte “vdekjeprurëse” që ai të mbetej në spital. Zëdhënësi i tij, Kira Yarmysh, tha se ishte për të ardhur keq që mjekët kishin marrë aq shumë kohë për të aprovuar fluturimin e tij pasi avioni dhe dokumentet e duhura ishin gati që nga mëngjesi i së premtes.


Mjekët e spitalit thanë më herët se në trupin e tij nuk ishte gjetur asnjë helm, megjithëse zyrtarët shëndetësorë treguan se gjurmë të një lënde kimike industriale ishin gjetur në lëkurën dhe flokët e tij.