Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarje ne rëndë, të ndodhur në Athinë, ku një 15-vjeçar u përdhunuar në grup nga shokët e tij të klasës.

Hetuesit kanë zbuluar se videot e filmuara nga të miturit gjatë momenteve kur ata abuzonin me shokun e klasës janë të tmerrshme, ndërsa më i rëndë është fakti që bashkëpunëtore janë dhe 4 vajza të moshës 15-vjeçare të cilat i kanë parë të gjitha këto momente dhe talleshin me të miturin e abuzuar.

Sipas hetuesve, ato shfaqen në video duke qeshur, duke pirë birra, ndërsa djemtë përdhunonin 15-vjeçarin.

Kujtojmë se 6 nga 8 të përfshirët u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa i mituri i shtatë u la i lirë me kushte shtrënguese, për shkak të moshës, pasi nuk kishte mbushur 15 vjeç. Vajzat vijojnë të jenë ende në ndjeke penale në gjendje të lirë.