Të gjithë sytë e botës kanë qenë ditën e djeshme të fokusuar në finalen më të rëndësishme të evenimentit futbollistik.

Teksa ishte Argjentina ajo e cila u shpall kampione e botës, pasi mposhti Francën me 11-metërsha. Një triumf dramatik, që ishte i treti në histori për kombëtaren “albiçeleste”.

Raportohet se mbrëmë në TF1 u regjistrua audienca më e madhe në historinë e televizionit francez. Sfida u ndoq nga 24.09 milionë shikues ndërsa gjatë gjuajtjeve të penalltive u regjistruan 29.4 milionë shikues.

.